Çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen? Përgjigjet Bamir Topi tek “Të paekspozuarit”

Ish-presidenti Bamir Topi i ka bërë thirrje nga studio e “Të Paekspozuarit” kryeministrit Edi Rama të reflektojë për situatën e krijuar në vend.
Topi u shpreh se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, jo të parakohshme.
Ai ngriti akuza për korrupsion politik dhe vjedhje të zgjedhjeve.
I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi se çfarë do të ndodhte nëse Rama dorëhiqet, Topi nuk dha një përgjigje konkrete, por theksoi se nuk duhet pranuar që i gjithë pushteti i Shqipërisë të përqendrohet në duart e një personi të vetëm.
Pjesë nga intervista:
A duhet të ofrojë Rama një zgjidhje dhe cilat janë opsionet?
Bamir Topi: Duhet të rifitojë koshiencën. Unë jam një qytetar i qetë sot. Lëviz vetë me makinën time. Më shqetëson kjo situatë që po ndodh. I pari që duhet të reflektojë është ai, Rama. Duhet të ketë zgjedhje të lira, jo të parakohshme. Duhet të ndryshojë rregulli i lojës. Kemi të bëjmë me një korrupsion politik, vjedhje në zgjedhje.
Nëse Rama dorëhiqet, çfarë ndodh më pas?
Bamir Topi: Unë s’mund të bëjë konspiracione. Historia është që ky vend, se kërkesat po bëhen në një kohë të të tillë, por kur ka qenë koha e qetë, ne e kemi thënë këtë. Nuk e kemi pranuar që fuqia e gjithë Shqipërisë të jetë në një njeri.
/vizionplus.tv




