Topi: Ja ku ndryshojnë protestat në Evropë nga kjo që po ndodh në Shqipëri

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara të Evropës po zhvillohen protesta të dhunshme. Nga ndryshojnë ato?
I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ish-presidenti Bamir Topi tha se në Evropë protestat shpërthyen në mënyrë të menjëhershme, ndërsa në Shqipëri ato po zhvillohen prej disa muajsh.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Nga ndryshojnë protestat që po ndodhin në Evropë nga kjo në Shqipëri?
Topi: Nëse atje këto protesta erdhën në mënyrë akute, këtu protestuesit paqësorë ia nxorën kartonin e verdhë kryeministrit për 136 ditë me radhë.
Rakipi: Sidomos në dy javët e para, ajo ishte aq e bukur, me njerëz që ishin vërtet në hall, njerëz që nuk kishin bukë, nuk kishin para për qiranë.
Topi: Që do të thotë se paralajmërimi këtu ka qenë. Vendet e Evropës e kanë të zakonshme këtë histori: protestat fillojnë dhe mbarojnë.
Rakipi: Këtu mendon se do të vazhdojë gjatë?
Topi: Këtë nuk e dimë. Ne kemi specifika të ndryshme nga vendet evropiane. Ato kanë pasur specifikat e tyre, ndërsa këtu problemet janë sistemike.




