Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht gjashtë ish-zyrtarë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër.

 

Referuar njoftimit të KLSH, ish-zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën, duke kryer regjistrime të pronave në shkelje të ligjit dhe pa dokumentet e nevojshme.

 

“Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik  e që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat e grup personash në mënyrë të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për: M.K., A. P. dhe DH. K. ish-Regjistrues dhe,L. B., K. R. me detyrë Specialist/ Hartograf, G. K. jurist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës””

 

Bashkë me kallëzimin penal, KLSH ka dorëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës edhe provat e dokumentet përkatëse që faktojnë shkeljet e ish-zyrtarëve. Kallëzimi është bërë në datën 19 nëntor 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *