Subscribe

 

Shpella e Pellumbasit, ne juglindje te Tiranës, do te jete destinacioni me i ri per turistet vendas dhe te huaj. Me nismën e banoreve te zonës dhe mbështetjen e ambasadave te huaja, janë rikonstruktuar rrugët me sinjalistiken e nevojshme qe te cojne drejt shpellës qe mban emrin e fshatit Pellumbas. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ftoi edhe qytetaret te ndjekin shembullin e banoreve te kësaj zone.

 

Kryetari ftoi qytetaret e Tiranës dhe jo vetëm, te vizitojnë zonat turistike përreth kryeqytetit. Erion Veliaj theksoi se gjysma e mandatit te mbetur do te përqendrohet tek investimet ne zonat rurale.

 

Shpella e Pellumbasit ndodhet 25 kilometrat larg Tiranës,  ne krahun e  majte te luginës se Erzenit. E njohur ndryshe si shpella e zeze e fshatit Pellumbas, ajo është konsideruar si nje nga 6 shpellat me unikale ne Europe. Sipas studimeve te kryera, mendohet se ajo i përket 10 mije viteve me pare. Dy dekadat e fundit arkeologet kane zbuluar ne te gjurme te periudhës se hershme te neolitit dhe bronxit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *