KLGJ ka vendosur që në Shkollën e Magjsitraturës të pranohen 25 kandidatë në profilin gjyqtarë për vitin akademik të 2019-2020,

 

Në një njoftim për mediat, KLGJ njoftoi gjithashtu se në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë vendosi gjithashtu që edhe numri I kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë që do të pranohen për të ndjekur formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës të jetë po 25.

 

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot, me datë 29.01.2019, mbledhjen e radhës, ku vendosi caktimin dhe publikimin e numrit maksimal të kandidatëve magjistratë, profili gjyqtar, prej 25 (njëzet e pesë) kandidatë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020. Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e 25 (njëzet e pesë) kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020. Përveç përcaktimit të numrit maksimal të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë dhe në funksion të transparencës këtij procesi,Këshilli i Lartë Gyqësor miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *