Subscribe

Sot, 5 Maji, Dita e Dëshmorëve, e cila është një ditë e rëndësishme për kombin shqiptar, një ditë për të nderuar dhe kujtuar ato që kanë dhënë jetën e tyre në luftën për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me kreybashkiakun Erion Veliaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla kanë kryer homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve.”

Me Himnin Kombëtar në sfond, ata vendosën kurora me lule te Varrezat.

Më herët edhe kreu i PL-së, Ilir Meta zhvilloi homazhe dhe tha se liria është e shtrenjtë prandaj duhet bërë çdo gjë për ta mbrojtur.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *