Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës! Një fëmijë është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Drin. Ka qënë një peshkatar i zonës që ka konstatuar trupin e pajetë në këto ujëra dhe ka njoftuar policinë. Ai rezulton t’i përkasë vajzës 9-vjecare të familjes Arrazi, ku dy ditë më parë u denoncua zhdukja e nënës me 3 fëmijë, nga kryefamiljari. Palombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja me 2 fëmijët e tjerë.

Për këte ngjarje në pranga u vu bashkëshorti 31-vjecar, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

Lexo edhe :

Related Posts

Menjëherë pas kallëzimit nga motra e gruas së zhdukur se 31-vjecari Ergys Arrizaj e dhunonte atë dhe fëmijët, policia vuri në pranga këtë shtetas, i cili kishte denoncuar vetë në polici largimin e saj dhe fëmijëve nga banesa.

Ky shtetas ka qënë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotik, tashmë mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë  vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *