Anton Qafarena shpallet kampion i sezonit në Ukrainë. Pas fitores së Kupës dhe Superkupës, volejbollisti shqiptar nuk ka të ndalur.

 

23-vjeçari e ka bërë tris me fitimin e trofeve pasi mbrëmjen e të enjtes u shpall kampion me skuadrën e Barkom Kazhani në një ndeshje me rivalitet të madh

 

Shkodrani triumfoi në finalen e edicionit duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me shumë pikë dhe në fund me një fitore të pastër 3-0 përballë ekipit Episenter Podoljana .

 

Në setin e parë gjithçka u vendos nga pikët e fundit pasi skuadra e Qafarenes triumfoi me vetëm dy pikë diferencë  ndërsa tek dy setet e tjera nuk la shumë vend për diskutim.

 

Në fakt forma e mirë e ekipit  u pa që në gjysmëfinale ku i fitoi të treja ndeshjet ndaj Zhitici për të mbërritur në finalen e madhe me një motivimi maksimal, ku në fund u kurorëzua dhe me titullin kampion.

 

Për volejbollistin e kombëtares, kjo është hera e dytë në karrierën e tij që merr medaljen e kampionit pasi më parë të njëjtat emocione i përjetoi edhe tek Vllaznia në vitin 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *