Subscribe

Delegacionit i Komisionit Venecias mbylli axhenden e takimeve ne Tirane.

 

Ashtu sic ishte parashikur të fundit në radhën e takimeve ishin anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

 

Pas takimit me deputetet e mazhorances dhe ata te opozites parlamentare përfaqësues të “Venecias” u shprehën se nga faktet faktet e mbledhura u krijua një ide edhe më e qartë nëse presidenti Meta ka shkelur apo jo ligjin me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Por konkluzionet përfundimtare do të publikohen më datën 11 tetor.

 

KAARLO TUORI

 

PERFAQESUES I VENECIAS

 

 “Takimet ishin të frytshme. Morëm informacionet e nevojshme dhe kemi krijuar një ide për çështjen. Opinioni do jetë gati më 11 tetor”.

 

Nje dite me pare ekspertet u takuan perfaqesues te partise demokratike dhe te levizjes socialiste per integrim.

 

Keta te fundit kembengulen se per fatin e Presidentit te Republikes mund te vendose vetem gjykata kushtetuese e cila nuk eshte ende funksionale.

 

Delegacioni i venecias bisedoi edhe me kryeministrin Rama dhe vete presidentin e republikes.

 

E nderkohe lidhur me viziten e delegacionit te komisionit te Venecias ne Tirane kreu i shtetit Meta ka njoftuar mbajtjen e nje konference gjate pasdites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *