Një konflikt për motive banale ka degjeneruar në një të shtënë me armë në fshatin Fermë Partizani në Kucove.

Ngjarja ka ndodhur këtë të premte në orën 16 e 45, kur pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.P, 43 vjeç, banues në Kuçovë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin D.B, 32 vjeç.

I plagosuri me armë, shtetasi me iniciale D.B, mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *