Jemi vetëm pak javë para startit të Euro 2024. Sylvinnho ende nuk ka bërë publike listën e të grumbulluarve, teksa të gjithë tifozët presin me padurim për të mësuar se kush do të jenë të përzgjedhurit e brazilianit për finalet e kampionatit europian.

Pavarësisht kësaj, FSHF ditën e sotme ka zbuluar fanellat e reja që futbollistët do të mbajnë veshur.

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë “Macron Football” kanë krijuar uniformat e reja që do të përdorin lojtarët gjatë nxehmjes.

“Ngjyrat tona, simbolet tona!

Futbollistët kuqezi do të zbresin në stadiumet e “Euro 2024” me fanellat e reja të nxehjes nga ‘Macron Football”, që përcjellin në çdo kuptim ndjenjën e përkatësisë së popullit shqiptar”, thuhet në postimin e FSHF-së. Ndërkohë të gjithë tifozët do të kenë mundësinë të blejnë këto fanella online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *