Subscribe

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.

Mijëra besimtarë të besimit islam e kanë nisur ditën me faljen e namazit në xhami apo në sheshet kryesore të qyteteve shqiptare.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët me rastin e Kurban Bajramit.

Spahiu u shpreh se kjo është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Edhe kreu i qeverisë Edi Rama, ka uruar të gjithë besimtarët përmes një postimi në Facebook.

“Gëzuar Bajramin”, shkruan ai.

Fier

Besimtarët myslimanë në Fier, kanë falur që në orët e para të mëngjesit të sotëm namazin e Kurban Bajramit, ndërsa krerët myslimanë të Myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe e harmoni mes njerëzve.

Namazi u fal në orën 6:00 ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij, myftiu i Fierit Mikel Hazizolli.

Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe e harmoni mes njëri – tjetrit e vecanërisht më shumë vëmëndje ndaj njerëzve në nevojë.

Janë me qindra besimtarët myslimanë në Fier që i bashkohen riteve të kësaj feste të shenjtë në sheshin qëndror të qytetit.

Korçë

Kurban Bajrami është kremtuar në Korçë në xhaminë “Iljaz Bej Mirahori” ku qindra besimtarë musliman që në orët e para të mëgjesit kanë shkuar në xhami.

Në përfundim myftiu i Korçës fokusin e vuri tek familja dhe uniteti.

Sipas tij festa si kjo afrojnë më së tepërti anëtarët e familjes me njëri tjetrin.

Besimtarët myslimanë kanë uruar njëri tjetrin për shërim dhe begati.

Pas namazit të Bajramit besimtarët myslimanë therrin kurban dhe shpërndajnë sadakanë drejt familjeve të varfëra.

Berat

Besimtarët myslimanë në Qytetin e Beratit kanë falur sot Kurban Bajramin. Falja është kryer në Pedonalen “Republika”, ku besimtarët janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjet e tyre. Falja e namazit të Kurban Bajramit, e cila është ndjekur nga qindra besimtarë beratas, ka filluar në orën 06:00 dhe është kryer nga Myftiu i Beratit  Bilbil Talla.

Ai ka thënë gjatë fjalës së tij se Bajrami është dita e sakrificës dhe sinqeritetit, është një ditë e veçantë ku të gjithë besimtarët duhet të ndihmojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin. Gjatë faljes së madhe, besimtarët musliman beratas ju lutën Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni.

Sipas traditës islame, pas kryerjes së riteve të faljes,rituali vazhdon me prerjen e kurbanit, më pas me drekën tradicionale dhe vizitat tek të afërmit, miqtë dhe shokët.

Në këtë ditë besimtarët myslimanë kanë si obligim që kurbanin e prerë në shtëpinë e tyre ta ndajnë në tre pjesë,për vete dhe për ata më të varfërit.

Elbasan

Qindra besimtarë në Elbasan u mblodhën sot në sheshin “Gensher”për faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Në fjalën e tij myftiu i Elbasanit Agim Duka referuar ngjarjeve të fundit që kanë tronditur themelet e familjes bëri thirrje për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të saj dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

Besimtarët përcollën urimet e tyre dhe folën për rëndësinë e solidarizimit për njerëzit në nevojë.

Vlorë

Besimtarët myslimanë në qytetin e Vlorës kanë falur sot Kurban Bajramin. Falja  është kryer në sheshin pranë xhamisë së Plumbit.

Besimtarët janë falur për mirësi,shëndet dhe fat për familjet e tyre. Falja e namazit të Kurban Bajramit  është ndjekur nga  besimtarë të shumtë.

Falja ka nisur në orën 6 e 30  dhe është drejtuarin nga myftiu i rrethit Vlorë Ardit Hoxhllaku.

Festa e Kurban Bajramit është festa e dytë më e madhe në Islam, e cila afron më tëpër besimtarët me krijuesin nëpërmjet lutjeve dhe sakrificës.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *