E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kishte destinacion Shqipërinë, kapet 200 kg drogë në Portin e Pireut, 4 të arrestuar

Mbi 200 kilogramë kokainë është gjetur nga autoritetet në portin e Pireut.

Sipas informacioneve të para, droga u gjet në kontejnerë që ishin nisur nga një shtet i Amerikës Latine dhe kishin destinacion Shqipërinë.

Reklamë

Sipas të njëjtave informacione, kontejnerët në të cilët ishte fshehur droga përmbanin karkaleca të ngrirë. Për këtë rast dyshohet se janë arrestuar gjithsej katër persona, dy grekë dhe dy shqiptarë.

Burime policore thonë se hetimet po vijojnë dhe se po kryhet një operacion, pas informacioneve përkatëse, për gjetjen e 100 kilogramëve të tjerë kokainë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë