Më shumë se 200 kilogramë drogë u kap në Portin e Pireut, me destinacion Shqiëprinë.

Në pranga ranë dy greke dhe dy shqiptarë. Droga kishte ardhur me kontejnerët e karkalecave të ngrirë nga Amerika Latine dhe destinacion final kishte vendin tonë.

Në krye të organizatës së trafikut ishte një 48-vjeçar shqiptar. Ai kujdesej për gjetjen e sasive të trafikuara të drogës, financimin e blerjes dhe transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja drejt vendeve evropiane dhe fshehjen në kontejnerë.

Partneri i drejtpërdrejtë i 48-vjeçarit ishte një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili merrej me gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj. Anëtarë të grupit ishin edhe dy grekë, njëri prej të cilëve ishte përgjegjës për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale me qendër jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimit të blerjes së sasive të drogës që do të trafikohej.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *