SPANJË – Agjentët e Policisë Kombëtare, në një operacion të përbashkët me Gardën Civile dhe Gardën Financiare të Firencës (Itali) kanë çmontuar një plantacion marihuane në Valencia në një magazinë që shërbente si qendër logjistike për një organizatë shqiptare.

Janë arrestuar dy anëtarë të këtij grupi kriminal me origjinë shqiptare, të cilët këtë magazinë e përdornin për kultivimin dhe ruajtjen e marijuanës, me qëllim transportimin e saj drejt vendeve të ndryshme të Europës.

Janë gjetur 953 bimë dhe 750 gram sytha marijuanë dhe materiali i nevojshëm për kultivim si 110 drita, 55 ventilatorë, 23 panele dritash LED, 9 filtra karboni, 3 split për klimatizim dhe materiale të ndryshme për kultivim.

Hetimi nisi janarin e kaluar, kur agjentë të Policisë Kombëtare, së bashku me Gardën Financiare të Firences (Itali), po hetonin një organizatë kriminale me origjinë shqiptare të dedikuar për trafik ndërkombëtar të armëve dhe drogës. Në kuadër të operacionit në fjalë, agjentët zbuluan se një degë e këtij grupi kishte depozituar rreth 200 kilogramë marijuanë në një magazinë në Valencia, e cila më pas paketohej dhe transportohej jashtë Spanjës.

Pas kryerjes së formaliteteve, agjentët kanë mundur të konstatojnë se një mori personash me origjinë shqiptare hynin shpesh në magazinë me furgona, gjë që çoi në dyshimin se brenda saj po zhvillohej aktivitet i paligjshëm.

Pothuajse një mijë bimë me sytha rreth 180 centimetra

Më 25 prill, agjentët kryen kontrolle brenda magazinës ku gjetën një plantacion me 953 bimë me sythe me përmasa rreth 180 centimetra, në fazën e tyre të fundit të rritjes. Agjentët sekuestruan gjithashtu 750 gramë sytha marihuanë dhe materiale të ndryshme kultivimi, me vlerë mbi 50 mijë euro.

Si rezultat i këtij zbulimi, agjentët arrestuan dy anëtarë të organizatës, me kombësi shqiptare, të cilët ndodheshin në vendngjarje.

Me këtë veprim i është dhënë një goditje e rëndë organizatës së hetuar duke çmontuar një nga infrastrukturat më të mëdha që kanë, ku grumbulluan dhe përpunuan një pjesë të lëndës narkotike që shpërndajnë në të gjithë Evropën./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *