Largimit të Stefano Piolit nga Milani i mungon vetëm zyrtarizimi. Mediat italiane bëjnë me dije se trajneri tashmë konsiderohet i shkarkuar.

Mes klubit dhe teknikut nuk është arritur asnjë marrëveshje për një ndarje konsensuale, ndaj Milani ka vendosur të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën me Stefano Piolin.

Lajmi do të bëhet publik me shumë mundësi përpara ndeshjes së fundit në kampionat këtë fundjave kundër Salernitanës.

Është vendosur që Pioli të njoftohet përpara sfidës së të dielës, në mënyrë që ai të marrë pse jo përshëndetjen e fundit nga tifozët në San Siro përpara divorcit.

Pavarësisht krisjes së forte të marrëdhënieve mes ultrasve të Milanit dhe Stefano Piolit, kuqezinjtë janë gati të përshëndesin me duartrokitje në San Siro, teknikun që i udhëhoqi 2 sezone më parë drejt titullit të 19 në histori.

Bashke  me Piolin, tifozeria e Milanit do të përshëndesë edhe dy veteranët Zhirud dhe Kjer të cilët e kanë zyrtarizuar largimin nga Milani në fund të këtij sezoni.

Në raport me dy lojtarët Pioli, duke qenë se është nën kontratë deri në qershorin e 2025 do të vazhdojë të paguhet nga klubi deri sa të gjejë një ekip të ri për të trajnuar.

Njeriu i destinuar për të zëvendësuar Piolin është portugezi Paulo Fonseka, i cili sapo ka mbyllur aventurën e tij tek Lile në kampionatin francez dhe gjithashtu ka refuzuar ofertën për të qenë trajner i Olimpik Marseje. Për portugezin gati një kontratë 2-vjeçare, edhe pse në ambientin milanist, ardhja e tij nuk do t’i kënaqe dëshirat e tifozëve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *