Subscribe

Edhe pse Vjosa është tërhequr brenda shtratit te vetë, shume fshatra përballen me probleme te mëdha. Ne Darëzezë gjithçka është përmbytur e sikur mos te mjaftonte uji, banoret e fshatit duhet te përballen dhe me një tjetër problem.

 

400 familje te fshatit vijojnë te mbeten te izoluara ndërsa hidrovoret janë ne pune, por ende nuk dihet dhe sa do ti rezistojnë prurjeve te shumta.

 

Për prefektin e Qarkut te Fierit situata ende nuk e ka kaluar rrezikun.

 

Niveli i ujit ka kaluar thellësinë e 2 metrave ndërkohë qe tokat e një pjese te mire te fshatrave të tjerë përreth Darëzezës janë tërësisht nen ujë.

 

Për banoret e vetmja shprese për mbajtjen e familjeve te tyre janë bagëtitë.

 

Ata mundohen ta fshehin zhgënjimin e humbjes se mundit te dhjetëra viteve edhe pse e dine se bagëtitë e tyre i ka marre uji.

 

Vërshimi i lumit Vjosë çau argjinaturat ndërsa rryma rrezikoi një pjese te mire te fshatrave, por fatmirësisht te gjitha familjet u evakuuan ne kohe.

 

Ne qarkun e Fierit veç Darëzezës, situate alarmante po kalon dhe fshati Ferras.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *