Një ngjarje e rëndë është shënuar në hyrje të qytetit të Shkodres, ku shembja e tavanit të nje karburanti, la te vdekur nje 53 vjeçar me inicialet T.L.

 

Pesha e dëborës siç duket ka qene shkak i rënies se tavanit te karburantit, i cili me pas eshte perfshire nga flaket. Sherbimi zjarrfikes mberriti ne zone dhe nderhyri bashke me forcat policore.

 

Ne karburant u be stakimi i energjise dhe u vendos perimetri i sigurise, ndersa trupi i pajete i 53 vjeçarit pasi eshte nxjerre nga karburanti, u dergua ne morgun e spitalit rajonal.

 

Grupi hetimor po punon per sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Policia e Shkodres beri me dije gjithashtu se ne vendin e quajtur “Kryqezimi i Fermentimit” eshte shembur nje tjeter karburant i po te njejtes kompani. Fatmiresisht nuk ka te lenduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *