Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shprehet se partnerët nuk duhet ta marrin seriozisht kryeministrin Edi Rama dhe premtimet e tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu shton se kreu i qeverisë është i njohur për mungesën e koherencës dhe përgjegjshmërisë.

Mirëpo, sipas tij, me PD në qeveri do të rivendosen parimet e paevitueshme të demokracisë dhe në vend do të funksionojnë “rregullat normale të lojës”.

“Te nderuar partnere, mos e merni seriozisht Ramen e as premtimet e tij! Rama, nje Kryeminister shume prane “ikjes” nuk ka asnje te drejte e mundesi te garantoje maredhenie te rendesishme a te firmose mareveshje te tilla. Kjo eshte nje norme politike, morale, serioziteti edhe legale ne te gjitha llojet e maredhenieve nderkombetare, ne prag te zgjedhjeve, vecanerisht kur realizohen pa transparence, apo kur kane si interlokutor Ramen, tashme i njohur nga ju per mungesen e koherences, pergjegjeshmerise, pa besueshmerine e tij. Te tilla maredhenie e mareveshje, qofshin pakte, traktate, firma per token, detin, qiellin a cfaredo qofshin, mbas 4 muajsh rrezikojne te kthehen ne “letra pa vlere”! Me erdhi ky mendim, normal per nje Bote me maredhenie normale, duke konstatuar “zellin” e Rames, qe tashti ne muajt e fundit te mandatit t’i pervishet “puneve te medha”, qe duheshin diskutuar, bere transparente, paraqitur prej kohesh, sic jane rregullat kudo ne vendet demokratike, por qe fatkeqesisht ne i perkasim nje konglomerati autokracie me nje Republike ‘bananesh’”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *