Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka cilësuar sitemin shëndetësor në vend si nga më të varfërit në rajon.

 

Në një postim në “Facebook”, ish-ministri i Shëndetësisë teksa ka bërë një karahasim mes pagave në sistemin tonë shëndetësor me atë të Kosovës, shprehet se mjekët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon.

 

Sipas Shehut, qeveria vijon të keqpërdorë fondet në shëndetësi duke firmosur PPP të panevojshme.

 

“E verteta e hidhur per personelin mjekesor shqiptar, eshte jo vetem krejt e kunderta me propaganden e Rames, por dhe pa perspektive. Mjeket dhe personeli i yne shendetesor jane me te nen paguarit ne Rajon, Europe, si dhe nen nivelin e shumices se vendeve Afrikane. Ndersa Kosova qe prej pak ditesh ka vendosur kete nivel pagash neto per sistemin e saj shendetesor: Mjek familjeje e specialist 1195 Euro; te neve eshte reth 50000 leke te reja. Mjek ne specializim 872 E; te neve eshte 40000 L, kur paguhen. Mjek i pergjithshem 836 E; te neve eshte reth 47000 L. Infermier nga 537 ne 612 E; te neve eshte reth 40000 L. Nderkaq sistemi i yne shendetesor, qe eshte ne nje varferi Afrikano Qendrore, vazhdon te keq perdore fonde te medha per disa PPP jo rentabel, te pa nevojeshme e korruptive, si dhe per nje “loje” pa perspektive “patronazhi” te tipit komunist. Deri me sot, mbas deshtimit te “Shendetesise falas”, Rilindja nuk ka prezantuar asnje politike apo ide financimi e menaxhimi te sistemit tone shendetesor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *