Vetëm 24 orë para ditës së pavarësisë, ambasada amerikane në Kiev u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që janë në Ukrainë të largohen menjëherë nga vendi nëse munden.

 

Njoftimi i Ambasadës vjen pak orë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëroi se Rusia po planifikon të shtojë sulmet mbi infrastrukturën civile të Ukrainës dhe ndërtesat qeveritare në ditët në vijim.

 

Kievi lajmëroi se e ka anulluar ceremoninë festive me rastin e pavarsisë nga frika e sulmeve të mundshme ruse, por presidenti Zelensky theksoi në ceremoninë soleme të ngritjes së flamurit se flamuri i Ukrainës nuk do ulet por do vazhdojë të valvitet edhe në tokat që sot janë okupuar nga ushtria ruse.

 

VOLODYMYR ZELENSKY

PRESIDENTI I UKRAINËS

Flamuri verdhë e blu i Ukrainës do të valvitet sërish në të gjitha vendbanimet e okupuara përkohësisht. Do të valvitet në Kherson në Sheshin e Lirisë. Nuk mund të ketë një flamur tjetër në këto toka veç atij verdhë e blu. Ne kurrë nuk do të njohim ngjyra të huaja në tokën tonë dhe në qiellin tonë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë flamurin tonë verdhë e blu.

 

Ndërkohë po sot ushtria ukrainase akuzoi Rusinë se ka bombarduar rajonin e Zhaporizhinjas pranë centralit bërthamor dhe një sër rajonesh të tjera në lindje të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *