Subscribe

Ambasada e SHBA në Tiranë ka paralajmëruar shkelësit e ligjit të cilët mashtrojnë me anë të dokumenteve false, por edhe zyrtarët që lejojnë veprimtari te tilla se do të vihen para drejtësisë përmes agjentëve të posaçëm në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Prokurorët.

 

AMBASADA E SHBA, TIRANE

 

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me  Policinë e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre.

 

Në mesazhin  e selise diplomatike amerikane ne Tirane evidentohet fakti se operacionet e koheve te fundit kanë çuar në arrestime, largim nga detyra të zyrtarëve të korruptuar si dhe vendime të tjera disiplinore kundër zyrtarëve të lartë policorë.

 

 

AMBASADA E SHBA, TIRANE

 

 

Nëpërmjet partneritetit të ngushtë Shba-Shqipëri, agjentët e DSS kanë shkatërruar disa rrjete të dokumenteve të rreme duke çuar në arrestime dhe ndjekje penale të shumëfishta.

 

 

Në reagimin e Ambasades se Shteteve te Bashkuara theksohet gjithashtu se Uashingtoni do të vijojë mbështetjen per policinë e shtetit për të identifikuar individët e korruptuar të përfshirë në sigurimin, shitjen dhe blerjen e dokumenteve te falsifikuara .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *