Subscribe

Dhuan e ushtruar ndaj institucionit të Kryeminitsirsë si dhe përpjekjet e protestueve për të hyrë me forcë kanë sjellë reagimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

 

Në një postim në “Facebook”, ambasada e SHBA shprehet se dënon dhunën e ushtruar ndaj institucionit të Kryeministrisë.

 

Ambasada u ka bërë apel palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të rivendosin qetësinë.

 

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *