Subscribe

Jeffrey Hovenier mori zyrtarisht detyrën si ambasadori i ri i shteteve të bashkuara të amerikës në prishtinë. Pasi i dorëzoi presidentes, vjosa osmani  letrat kredenciale, ai deklaroi se vendi ka ende shumë punë për të ecur perpara, ndërsa nënvizoi se uashingtoni do të jetë gjithmone ne krah te Kosoves.

 

JEFFREY HOVENIER

AMBASADOR I SHBA-SË NË PRISHTINË

 

“Natyrisht ka ende punë për të bërë, siç ka në çdo vend dhe unë jam krenar dhe në një mënyrë i ngazëllyer prej mundësisë që të marrë pjesë në këtë proces që të punojmë bashkë, si përfaqësues i presidentit Biden.

Shtetet e Bashkuara janë partnere e qëndrueshme te Kosovës dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me përkushtim. Në jemi miqtë tuaj, jemi në anën tuaj, do të punojmë me ju, me qeverinë, popullin e shoqërinë civile për të avancuar ne prioritetet tona të përbashkëta.”

 

Teksa shprehu mirënjohjen ndaj shteteve te bashkuara presidentja Osmani  deklaroi se prishtina dhe uashingtoni përfaqësojnë vlera të përbashkëta te demokracise.

 

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE NË KOSOVË

“Vendi ynë, Kosova, i beson dhe i përfaqëson vlerat që i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara. Dy popujt tanë besojnë në liritë demokratike dhe ne jemi të vendosur t’i mbrojmë ato gjithmonë, meqë i kemi fituar me shumë mund e sakrificë”

 

Hovenier pason Philip Kosnettin në postin e ambasadorit në Kosovë. Ai është emëruar në këtë detyre nga presidenti amerikan Joe Biden në korrik të vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *