Ambasada e SHBA-ve ka reaguar pas incidenteve në protesten e 7 kombëtarë të opozitës duke dënuar gjithcka ndodhi për më shumë se 90 minuta para parlamentit.

Në deklaratë thuhet mes të tjerash se përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik.

Ambasada e SHBA I bëri thirrje organizatoreve që të ndalojnë aktet e dhunës dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.

 

Reagimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht.Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *