Subscribe

Një shikueshmëri prej më shumë se 100 milion njerëzish, statistike që ishte parë vetëm në ndeshjet e super Bowlit në SHBA, një confront titanësh. Kështu mund të përshkruhet debati i parë televiziv mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Hilari Klitnton, nën moderimin e Lester Holt. Në 15 minutat e para të diskutimit gjithçka dukej e barabartë, madje Trump dukej se ishte ne avantazh kur fliste për marrëveshjet ekonomike me disa vende. Por, gara ndryshoi rrugës. Kandidatja Klinton e goditi në atë që dukej si pika më e fortë e Trump, ekonomia. E qete dhe e sigurt ne pozicionin e saj Klinton akuzoi Trump per mosdeklarimin e taksave.

Hillari Klinton: Perse Trump nuk publikon taksat? Mendoj se ka disa arsye. E para ndoshta ai nuk është aq i pasur sa mendon se është. Së dyti ndoshta ai nuk është aq bamirës sa c’është. Ose ndoshta ai nuk dëshiron që qytetarët amerikane, që po na shohin ne sot, të dinë se ai nuk i paguan taksat.

Pas kësaj Trump u shfaq i nervozuar dhe agresiv. Përgjigja e tij dukej me shume si nje tentative per t’iu shmangur situatës:

Donald Trump: Do të publikojë pagesat e taksave përkundër vullnetit të përfaqësuesve të mi ligjor, kur ish sekretarja Klinton të publikojë 33 mijë email-et që janë fshire. Sapo Klinton të publikojë email-et, unë do të bëjë te njëjtën gjë. Edhe pse kjo shkon kundër këshillave të avokateve të mi.

Duke parë nervozizmin e Trump pasi e kishte vendosur me shpatulla pas muri, Klinton i kërkoi llogari rivalit të saj, duke i kujtuar, pjatalarësit, arkitektet dhe punonjësit e tjerë që nuk janë paguar në kompaninë e tij. Dhe këtyre akuzave Trump iu përgjigj me një slogan: aseti im më i madh është temperamenti im. Dhe përgjigja e Klinton ishte e menjëhershme. Ajo i kujtoi se një temperamenti të tillë, nuk do ti besonte kurrë butonin e një arme bërthamore. Ai që nuk përmbushi pritshmërie e këtij diskutimi ishte drejtuesi Lester Holt, që me shume sesa nje drejtues, ishte nje shikues i këtij debati. Sondazhet e CNN nxorën një dominim të thelle të kandidates demokrate Klinton, e cila udhëhoqi 62 me 27% diskutimin e pare. Por përpara se te flitet per nje “nok aut” te Trump, duhet pritur, pasi ka edhe dy raunde te tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *