Partia Socialiste dhe aleatët e saj avancuan këtë të martë idenë e ndryshimeve në kodin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

 

Depolitizimi i plotë i administrimit të zgjedhjeve, pjesëmarrje e emigrantëve në votime dhe një projekt pilot për numërimi elektronik të votave janë disa nga çështjet e nënvizuara nga partia në pushtet.

 

Ndërkohë akoma nuk ka një plan se si mund të zbatohet një gjë e tillë në një kohë kaq të shkurtër. Për të folur më shumë rreth kësaj çështje në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë ministri i Shtetit për Sipërmarrjen Eduart Shalsi.

 

Në fjalën e tij Shalsi është shprehur se opozita nuk është larguar por që një pjesë e tyre ka braktisur fushën e betejës që sipas tij është Parlamenti. Gjithashtu ai theksoi se fokusi i qeverisë është miratimi i kodit zgjedhor me të gjithë ndryshimet dhe propozimet e bëra nga ndërkombëtarët.

 

 

Opozita është larguar përfundimisht nga parlamneti dhe kandidatët zëvendësues kanë filluar të zënë vendet bosh. Si mund të zëvendësohet në këtë mënyrë opozita, ligjërisht nuk ka problem por moralisht calon apo jo?

 

Unë nuk mund të them se është largur, por një pjesë e opozitës ka braktisur, nga fronti i betejës, pasi parlamenti është pikërisht institucioni ku përballen idetë e kundërta, kundërshtohen politikat e qeverisë, behët opozita e mirfilltë  ekanë braktisur kanë dezertuar. Ndërkohë që po zëvendësohen me disa emra të cilët vetë opozita i ka caktuar, dhe sështë e nevojshme që të kujtojmë se ato emra nuk janë të vendosur nga PS-ja, por përfaqësuesit e PD-së dhe të LSI-së janë emra të propozuar dhe pjesë të opozitës. Pra kështu mund të themi se një pjesë e emrave që kanë qenë pjesë e listës së opozitës.

 

Ndërhyrjet në kodin zgjedhor që propozuat sot ju si parti në pushtet me aletatët tuaj besoni se mund të realizohet në kohë për zgjedhjet e 30 qershorit? Ju prisni që vendet bosh në parlament të plotësohen?

 

Ne po ndjekim jo pa vëmendje se si po zëvendësohen mandatete deputetëve të laërguar, është dhe do të jetë pjesë e opozitës vendimarrja është e tyre. Ndërkohë që ju e dini se ne kemi prej shumë kohësh që kërkojmë të ndërhyhet në kodin zgjedhor së bashku me partitë e opozitës një komision me bashkëkryetar, të cilin opozita e kishte braktisur prej kohësh. Dukshëm ato nuk ishin të interesuar për të përmirësuar kosin në b azë të vërejtjeve dhe sugjerimeve të OSBE-Odir, gjetjet dhe propozimet janë atje, ajo që ne duam të çojmë më tej pa përfaqësuesit e opozitës janë sugjerimet për të cilat ne jemi të qartë dhe kemi dhënë edhe miratimin tonë.

 

Për ti miratuar duhen ende vende dhe pjesmarrje në parlament duhet të paktën 3/5 pra 94 deputetë. Ju shpresoni që opozita që po zë vend në parlament ju besoni se do të arrini të bëni marrëveshje për ti miratuar këto?

 

Në radhë të parë thelbi me të cilin jemi marrë ka qenë propozimet dhe sugjerimet, janë të qenësishme ne jemi të bindur që duke ndjekur ndryshimet e propozuara mund të arrijmë në një nivel akoma më të lartë të zgjedhjeve në Shqipëri. Nesë do ta bëjmë me të rinjë që do të vijnë në parlament apo jo kjo ngelet për tu parë por ne jemi të vendosur që të vijojmë me reformën zgjedhore sepse gjërat janë të qarta.

 

Ndërkohë opozita e bashkuar janë duke u përgatitur për një protestë të shunën e 16 marsit të cilët shprehen se do të kenë një mbështetje të madhe. Si e prisni ju 16 marsin?

 

Si mund ta presësh ndërkohë që kemi një forcë që deklarohet opozitare që në krye të së cilës kemi një protagonist që mund të them se e ka uzurpuar skemën politike prej 30 vitesh që është Sali Berisha, kemi dhe dy figura të tjera respektivisht Monika dhe Lulzimi, të provuar nga shqiptarët. Sot që flasim ne jemi dy vjet nga zgjedhjet e 2017  të gjithë e dimë se nuk pati asnjë lloj kontestimi, aty ishin  anëtarët qoftë në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve qoftë në komisionet e zonave u pranua verdikti, krejt papritmas pas disa kohësh po kundërshtojnë një vendim që e kanë firmosur vete dhe synimi i tyre nuk ka fare lidhje me demokracinë në Shqipëri.

 

Zoti Shalsi, qeveria dhe opozita qartazi janë mbërthyer në një betejë politike, kujtoj që për presidentin e republikës sot në Shqipëri kemi një krizë kushtetuese përderisa në Parlament sot nuk ka 140 deputetë, aq sa e kërkon kushtetuta. Me logjikë krizat zgjidhen me zgjedhje të parakohshme çmund të thoni për këtë?

 

Siç e thashë teksa debatojmë gjykojmë mbi thelbin do të ishte një situatë ndryshe nëse opozita do të shprehte vullnetin e popullit, ato flasin në emër të popullit por që është lehtësisht e provueshme në kohën e teknologjisë së informacionit dhe të sondazheve ku mund të testosh opinionin publik në forma nga më të ndryshmet. Kemi të bëjmë me një klik në krye të opozitës që shqiptarët i kanë proovuar një herë, dy herë i njohin me emra i njohin se çfarë kanë qenë në gjendje të bëjnë, pikërisht për këtë i kanë tkurrur në një grusht njerëzisht dhe i kanë lënë ato opozitë në 2017-ën. Duke u trembur nga reforma në drejtësi duke u trembur nga përballja në zgjedhjet vendore të ardhshme kanë zgjedhë të braktisin fushën e betejës.

 

Për presidentin është krizë kushtetuese?

 

Jetojmë në një kohë paradoksësh, presidenti duhet të ishte një figurë që duhet të ishte mbi palët, dhe të fliste në emër të vullnetit dhe nu kduhet të ishte bërë palë dukshëm në shumë vendime të tij sidomos ato të kohëve të fundit, qoftë mënyra se si është shprehur por edhe vendimarrjet që ka bërë për ligje të veçanta dhe sjellja e tij e fundit tregon se ai sështë asgjë më pak ose më shumë sesa pjesë e opozitës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *