Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka folur rreth situatës së turizmit në kushtet e pandemisë së koronavirusit.  Ai pretendon se ky sezon veror do të jetë i sukseshëm aq sa koronavirusi do ta lejojë.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Leli tha se Bashkia Vlorë ka ndërmarrë një fushatë për të promovuar të gjitha vlerat turistike të këtij qyteti, ndërsa deklaroi se para pak ditësh ishte së bashku më ministrin Blendi Klosi në Kosove për të promovuar paketat turistike për të gjitha qytetet bregdetare në Shqipëri.

“Periudha e pandemisë na detyroi që të ndryshojmë mënyrën e sjelljes, mënyrën e bashkëjetesës me njëri-tjetrin dhe sigurisht sjellen me bizneset në territor. Ngelet një punë e madhe pas. Para pak ditësh, ishim me ministrin Klosi në Kosovë për të promovuar paketat turisitike që të gjitha qytetet bregdetare në Shqipëri ofrojnë në këtë sezon turisitk.  Jemi në një situatë të pazakontë. Vendimet e Malit të Zi dhe vendeve fqinje gjithomonë na kushtëzojnë që të drejtohemi tek burimet e brendshme të lëvizjes së turizimit, tek klientët shqiptarë dhe në të gjitha trevat ku ata ndodhen. Do të përpiqemi të pretendojmë sukses të sezonit turistik aq sa COVID na e lejon. Jemi në një fazë të pazakontë, të cilën nuk e zgjodhëm, por që duhet të përballemi. Bashkia e Vlorës ka qenë pararendëse e të gjithë fushatës publicitare për të gjitha bizneset turistike të qytetit. Ne kemi ndërmarrë një fushatë që e ka udhëhequr Bashkia Vlorë për të promovuar të gjitha vlerat turistike në këtë qytet.”

Leli pohoi se gjatë muajve në vijim pritet të mbyllen shumë shpejt vendimet e Këshillit Bashkiak.

“Ne shpresojmë që të mbyllim shumë shpejt vendimet e Këshillit Bashkiak në muajt në vijim, heqja e taksës se ndikimit të bizneseve për hapësirën publike. Jemi duke u përpjekur për të përmirësuar taksën e fjetjes në hotelet e qytetit dhe kemi marrë përsipër të gjithë fushatën publicitare me shpenzimet e Bashkisë Vlorë. Njëkohësisht, përgatitja e strukturave të plazheve me shpenzimet e bashkise, kemi vendosur dhe ofruar rregullim të sipërfaqeve të plazheve në territor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *