Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë zhdukur për shkak të reshjeve të dendura të shiut në shtetin e Rio Grande do Sul, në jug të Brazilit, njoftoi qeveria lokale të martën.

Moti i keq ka goditur 77 bashki të shtetit. Rreth 100 njerëz u nxorën nga shtëpitë e tyre dhe 200 të tjerë janë drejtuar në strehimore, sipas autoriteteve shtetërore.

Në orët në vijim, sasia e reshjeve pritet të mbetet e lartë dhe të gjithë lumenjtë në shtet kanë arritur nivele mbi kufijtë e alarmit, paralajmëroi qeveria e shtetit në deklaratën e saj.

Në fund të marsit, shirat e dendur në Brazilin juglindor vranë të paktën 25 njerëz në shtetet e Rio de Zhaneiro dhe Espirito Santo.

Brazili jugor dhe juglindor po goditen nga një front i ftohtë i ndjekur nga një valë ekstreme e të nxehtit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *