Subscribe

Janë ekzekutuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Flakë në det”.

Ata akuzohen për veprat penale Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe :

Related Posts

Bëhet fjalë për shtetasit Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim  A. D., S. L. dhe K. B.,  si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a,  333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024.

Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare. 

Operacioni “Flakë në det”

“Operacioni i koduar ‘Flakë në det’, u finalizua në bazë të inteligjencës policore, në bashkëpunim me policinë italiane.

Ky operacion filloi pas njoftimit për lëvizjen e një mjeti lundrues nga Laguna Patoku në jug-perëndim.

Ky mjet kontaktoi  në det një tjetër mjet, dhe dy personat në dy mjete kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Shtetasit në Velierë kur kanë konstatuar policinë, i kanë vënë zjarrin velierës dhe kanë tentuar të largohen me një barkë, por janë kapur në flagrancë.

Në pranga ranë 4 shqiptar dhe 2 ukrainas dhe u sekuestrua 23 kg drogë.

Policia e Shtetit ka zbuluar disa prej emrave të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, në kuadër të operacionit ‘Flakë në det’.

Kreu i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, bëri me dije se masa ‘arrest me burg’ është lëshuar për shtetasit; Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guxo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç. Këta persona u akuzuan për trafik droge.

Gëzim Çela u ekstradua nga Kosova pak kohë më parë. Ai u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë. Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës në të njëjtën shtëpi u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 15 fishekë.

Kush është Gëzim Çela

Gëzim Çela ish-punonjësi i policisë eshtë konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë është arrestuar në Kosovë.

Gëzim Çela ka qenë bosi i trafikut të heroinës që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, Kosovës dhe me destinacion BE-në. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë në 2015-ën, por asnjëherë nuk ishte kapur. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *