Subscribe

I konsideruar si ‘Baroni i Drogës’ Gëzim Çela ka dalë përpara Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë për tu njohur me masën e sigurisë pas esktradimit nga Kosova.

Togat e zeza vendosën masën “arrest në burg” për Çelën, ndërkohë ai nuk ka pranuar që të flasë gjatë seancës. Mbrojta nga ana tjetër kërkoi masë më të butë atë të arrestit në shtëpi me pretendimin se SPAK nuk ka prova.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë Çela ka nisur të shlyejë edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dënim i datës 7 dhjetor 2015. Në atë kohë Çela është dënuar për trafik droge me 10 vjet e 8 muaj burg në mungesë. Jo vetëm kaq, por edhe pasuria e tij do të skanohet nga SPAK, pasi ka dyshime të forta se është krijuar nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Para pak ditësh, Gëzim Çela u eskstradua nga Kosova në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie. Ishte Prokuroria e Posaçme që kërkoi arrestimin e tij në kuadër të operacionit ‘Flakë në det’.

Prej më shumë se 20 vitesh edhe pse kishte dyshime të forta që Gëzim Çela drejtonte trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ai konsiderohej si një nga personat e paprekshëm nga drejtësia. Jo vetëm bandat në zonën e Patokut, por Gëzim Çela rezultoi pas hetimeve të SPAK që kontrollonte edhe vetë Komisariatin e policinë së Kurbinit.

Pas zbërthimit të celularëve dhe përgjimeve, SPAK zbuloi se Çela kishte mbrojtjen e shefit të komisariatit Dritan Metaj, madje ky i fundit shpesh herë kryente edhe rolin e shoferit për baronin e drogës. Metaj u arrestua në kuadër në fazën e dytë të operacionit. Ndërsa në kërkim u shpallën Arben Dalipaj dhe Roland Guza.

Në datën 15 gusht të vitit të kaluar SPAK dhe policia finalizuan operacionin ‘Flakë në det’ ku u arrestua Arlind Ismailukaj, Nerim Çela, nip i Gëzim Çelës, Besnik Brokeri, Armando Mema dhe dy shtetas nga Ukraina.

Ky grup u godit ndërsa po përpiqej të shkëmbente drogë në mes të detit. Pasi u pikasen nga policia, ukrainasit hodhën drogën në det dhe i vunë flakën velierës. Policia arriti që të gjejë vetëm 23 kg kanabis, ndërkohë që lënda e hedhur në det dyshohet të ishte shumë herë më e madhe./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *