Subscribe

Pasi Gjykata e Tiranës i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” Adiola Lakrës, e cila dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën, avokati i sa mbrojtës deklaroi para mediave se 26-vjeçarja është lënë në burg vetëm prej opinionit publik.

Sipas tij, prokuroria nuk ka asnjë provë kundër saj dhe gjithçka që po përdoret si provë janë informacionet e publikuara në media për të.

Ndër të tjera, avokati Andi Duraj theksoi se e akuzuara nuk ishte në dijeni për hasmërinë me viktimës dhe një nga autorët e dyshuar.

“Ka dyshime për vrasje për gjakmarrje në rolin e ndihmës. U siguroj dhe u garantoj se asnjë çast prej vajzës nuk kanë dalë ato fjalë që keni bërë publike. Ajo ngeli sot e arrestuar nga helmimi që i është bërë nga opinioni publik.  I vetmi moment mëkat mund të them është fatkeqësia që përpara se të njihte viktimën ka njohur një prej të dyshuarve. Ajo po hetohet në rolin e ndihmës por do ta kuptoni që as këtë rol nuk e ka. Vepra penale është vrasje për gjakmarrje, vajza po hetohet në rolin e ndihmëses. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sakta dhe të sinqerta. Nuk ka qenë ne dijeni të vrasjes. Nuk ka telefonuar ajo ditën e vrasjes por e kanë telefonuar. Nuk është paguar nga Vitor Marku, nuk është paguar dhe nuk ka marrë para. Njohja me Vitor Markun është bërë në rrjetet sociale”, tha avokati.

Të arrestuar për ekzekutimin e Hekuran Billës më 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet janë Sebastjano Mali dhe Viktor Marku, nipi dhe vëllai i Prelë Markut. Ky i fundit u vra nga Billa në vitin 2006 në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *