Arrestohet një 34-vjeçar që tentoi të fusë 46 kilogramë kanabis në Shqipëri. Kristian Gjoni kishte për qëllim të trafikonte hashash në dy valixhe të cilat kishin përshkuar hapësirën ajërore nga kontinenti amerikan deri në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza.
Operacioni i zhvilluar nga komisariati i Rinasit në bashkëpunim me Autoritetet Doganore sekuestruan drogën që kishte ardhur nga Kanadaja e futur në 89 paketime.
Zyrtarisht u njoftua se nga trafiku ndërkombëtar i mbetur në tentativë, të tre personat e përfshirë nëse arrinin ta nxirrnin në treg kanabisin në formë xhelatinore do të përfitonin rreth 250 mijë euro.
Ndonëse dy gratë, të moshës 31 dhe 40 vjeç nuk u arrestuan, ato u proceduan penalisht ndërsa hetimet do të hedhin dritë nëse ka edhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.





