E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qarkullonte i armatosur dhe me radio të ngjashme me ato të Policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar, gjatë një operacioni policor të koduar “Siguria”, të zhvilluar për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. M., banues në fshatin Peshkëpi, u kap në flagrancë në lagjen “Lef Sallata”, teksa qarkullonte i armatosur dhe me një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi” me të cilin lëvizte, shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse me 18 fishekë si dhe një radio të ngjashme me pajisjet policore.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë