E hënë, 19 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Rama uron 4 Korrikun: Festë edhe për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

“Nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Këtë vit, më 4 korrik 2026, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 250-vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë. Dokumenti historik, i miratuar më 4 korrik 1776, shpalli shkëputjen e 13 kolonive nga Britania e Madhe dhe konsiderohet akti themelues i Shteteve të Bashkuara si shtet i pavarur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë