E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri në malin e Shëngjinit shkrumbon sipërfaqe të mëdha me pisha, vijon puna për shuarjen e flakëve

Zjarri që përfshiu malin e Shëngjinit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kurorën e gjelbër të zonës, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pisha shumëvjeçare dhe bimësi të ndryshme.

Gjatë gjithë natës, forcat zjarrfikëse, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile, punuan pa ndërprerje për vënien nën kontroll të flakëve. Mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e stabilizuar, megjithëse zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet më të ulët.

Vatra është zhvendosur në anën jugore të malit, mbi rrugën kryesore në lagjen “Sake”, ku vijon ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar riaktivizimin e vatrave dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë