Subscribe

Këto janë tre makinat luksoze në pronësi të biznesmenit shkodran Kacjolin Zefi, me vlerë mbi 300 mijë euro, të sekuestrua nga policia pas një hetimi disa mujor.

 

Pasditen e së martës me urdhër të gjykatës u bë bllokimi i pasurisë së Zefit, i arrestuar nga policia për trafik droge në 29 nëntor 2016.

 

Zefit i janë sekuestruar edhe 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjetet e markave nga më të shtrenjtat: “Ferrari”, “Porsche”dhe “Peugeot”.

 

Biznesmeni nga Shkodra, Kacjolin Zefi u kap nga policia në nëntorin e vitit të kaluar, dy ditë pasi në portin e  Durrësit u kap një kamion me 700 kg kanabis. Arrestimi i 51 vjeçarit u be në aeroportin e Rinasit, ndërsa po kthehej nga Italia.

 

Zefi u akuzua se kishte porositur lëndën narkotike, ndërsa shoferi që po e transportonte me kamion drejt Italisë u lirua.

 

Prej disa javësh Policia e Shtetit vijon aksionin vjeshtë 2017 në disa rrethe për sekuestrimin e makinave luksoze dhe të pasurive që nuk e justifikojnë burimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *