Policia e Spanjës ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë, pas kontrolleve në një shtëpi prej gati 700 m2, e cila përdorej si çerdhe droge.

Ky aksion fillon më 12 mars kur një patrullë në shërbimin pikasi shtëpinë. Gjatë vëzhgimit, efektivët e Gardës Civile vunë re lëvizjen e dyshimtë të personave. Pas nisjes së operacionit, hetuesit zbuluan dy automjete në dalje të shtëpisë, me dyshimin se njëra prej tyre mund të përdorej si mjet transporti, ndërsa tjetra për të transportuar lëndën narkotike.

Pas kontrollit, u zbulua se makina e dytë ishte e ngarkuar me rreth 180 kg lëndë narkotike, marijuanë. Dy personat me origjinë shqiptare që ndodheshin në makinë, u arrestuan.

Në shtëpi u gjetën paketime të shumta me etiketa të ndryshme, dy makina ambalazhimi me vakum, një peshore dhe llamba, të cilat zakonisht përdoren për zhvillimin e kultivimit të marijuanës në ambiente të mbyllura.

Në vijimësi të veprimeve të ndryshme hetimore, efektivët e Gardës Civile zbuluan pronarin dhe qiradhënësin e banesës, i cili gjithashtu është arrestuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *