Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Zelensky tallet me operacionet ushtarake të Rusisë

Arrestohet shqiptari në Mykonos, policia i zbulon drogën e...

Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet...

Shpërthim me bombë në Monako, plagoset rëndë oligarku ukrainas...

Atentati ndaj gazetarit investigativ, policia italiane arreston 4 të...

Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja sa shkëmbehen...

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri i viktimave

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

Sejko raporton për mikrokreditë, guvernatori pranon abuzimet me qytetarët dhe propozon ligj të ri

21 Maj 14:49

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dha sqarime sot para Komisionit të Ekonomisë për aktivitetin e shoqërive që blejnë kreditë me probleme dhe për rastin e Microcredit Albania, një prej subjekteve të licencuara për këtë qëllim dhe që akuzohet për skemë mashtrimi.

Sejko deklaroi se momentalisht, pesë shoqëritë e licencuara kanë blerë kreditë me probleme për 63 mijë klientë, nga të cilët rreth 15 mijë i takojnë subjektit MicroCredit Albania. Shlyerja e këtyre kredive konsiderohet si një problem me pasoja sociale, por Banka e Shqipërisë shprehet se në pjesën dërrmuese të rasteve nuk ndërhyn dot.

“Sot janë 4 kompani që kanë portofolin, transit 16 mijë, final 16 mijë, mca 15 mijë, kompania tjetër 14 mijë klientë. Në total janë 63 mijë kredimarrës, klientë që i kanë blerë nga sistemi bankar. 90% e rasteve të kredisë me problemeve MCA janë në përmbarim, janë raste në përmbarim. Mendojmë se i njëjti numër është edhe me kompaninë Final, por po e verifikojmë. Jemi për ekzaminim”, tha Sejko.

“Në këto 32 mijë klientë që janë të MCA dhe Final, 90% janë në përmbarim dhe për këto, i bie afërsisht 29 mijë klientë, BSH nuk ka hapësirë ligjore për të ndërhyrë”, tha deputetja Blerina Gjylameti.

Për t’u ardhur në ndihmë kredimarrësve dhe për të mos rënduar më tej situatën me përmbaruesit në rastet kur kreditë nuk shlyhen, Sejko kërkoi ndërhyrje ligjore dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

“Të hartojmë në bashkëpunim me BB një ligj të posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit, të përkthehen në ligje vendosjet e tavaneve për normat e interesit, dhe të jetë i sanksionuar me ligj kufizimi i masës së penaliteteve që i ngarkohen një kredimarrësi të kredisë konsumatore në 30% të shumës së detyrimit të papaguar. Po përmbaruesit a kontrollohen a i shikoni ju? Të ndalojmë procesin dhe të ndihmojmë qytetarët nëse ka abuzim në përmbarim”,  u shpreh Sejko.

Guvernatori Gent Sejko shpjegoi se nevoja për të licencuar shoqëri për blerjen e kredive me probleme lindi pas krizës së viteve 2008-2010 dhe nivelit prej 25% që arritën kreditë e këqija. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Ekonomi
Tagged:
Gent Sejko mikrokredite

Nga e njëjta kategori

Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja sa shkëmbehen monedhat e huaja

më shumë...

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

më shumë...

“Zvërneci vlerë për turizmin”, ministrja e Ekonomonisë: Po punojmë edhe në Sazan. Nxiten më shumë investime të huaja

më shumë...

Zbardhen 6 raste vjedhjesh të banesave dhe makinave në Sarandë, arrestohen 4 persona, 1 shpallet në kërkim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:09

Zelensky tallet me operacionet ushtarake të Rusisë

10:04

Tragjike në burgun “Jordan Misja”, humbin jetën...

9:51

Arrestohet shqiptari në Mykonos, policia i zbulon...

9:42

Mbylli fëmijët në banesë për të takuar...

9:36

Shpërthim me bombë në Monako, plagoset rëndë...

9:15

Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, identifikohen katër...

9:03

Truku i thjeshtë për aromë më të...

9:02

Atentati ndaj gazetarit investigativ, policia italiane arreston...

8:27

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:26

Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja...

8:16

“Kujdes me krenarinë”, parashikimi i yjeve për...

12:30

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

10:43

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri...

10:35

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët...

10:19

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

10:05

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon...

9:56

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën...

9:24

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë,...

9:22

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do...

9:08

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • “Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek njër...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • Balla: PS, shërbëtore e popullit! Duhet të jemi kokëulur nda...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.