E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet ekskluzivisht nga Teherani

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me çminimin e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se çdo operacion i tillë do të kryhet ekskluzivisht nga Teherani.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, deklaroi në platformën X se çminimi i ngushticës do të zhvillohet në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Reklamë

Ai kritikoi komentet e Macron, sipas të cilave Franca dhe Omani do të bashkëpunojnë me partnerët e tyre për të hequr minat dhe për të garantuar lirinë e lundrimit në këtë korridor strategjik.

Gharibabadi e cilësoi situatën në Lindjen e Mesme si të ndjeshme dhe të ndërlikuar, duke i bërë thirrje Francës të mos e përshkallëzojë më tej tensionin me deklarata që, sipas tij, janë provokuese.

Më herët, Macron njoftoi se gjatë takimit me Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq, në Pallatin Elysee, ishte rënë dakord për të punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë për çminimin e Ngushticës së Hormuzit, me synimin për të garantuar sigurinë e korridoreve detare dhe kalimin e lirë të anijeve në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë