Protestuesit e mbledhur para godinës së Kryeministrisë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve.
Me flamuj Kombëtar dhe pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike aktuale.
Në ditën e 30 pati edhe tensione, ku shkak u bë një banderolë me përmasa gjigante, e shpalosur në faqen ballore të Universitetit të Politeknikut në Tiranë.
“Ju erdhi fundi”, ishte shkruar me shkronja kapitale në banderolën me përmasa të mëdha, e cila nuk qëndroi për shumë gjatë e varur, pasi sipas organizatorëve të protestës, policia ua hoqi nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon.
Kjo situatë përçau turmën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndronin aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim drejt Politeknikut, në mbështetje të studentëve. Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut.





