Subscribe

Policia e Sarandës ka sekuestruar 325 kilogramë lëndë narkotike qe dyshohet te jete e llojit hashash. Droga ishte e fshehur në një furgon tip ford dhe kishte si destinacion Greqinë. Policia ka vene ne pranga poseduesin e saj Afrim Çifliku. Ai i kap ne afërsi. Gjithashtu këtë të mërkurë është bërë i mundur asgjësimi i 5570 rrënjëve kanabis-sativa. Uniformat blu kane vijuar aksionin per identifikimin e parcelave ne Gjirokastër, Korçë dhe Durrës. Droga e zbuluar është asgjësuar me anë të djegies. Pas shkatërrimit te parcelave janë vënë në pranga 6 persona, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë Lavdërim Mahmuti Thoma Bregu si dhe Birah Bregu si dhe Viktor Caka e Alban Caka. Gjithashtu gjatë kontrollit në  Memaliaj uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, 15 copë fishek, një armë gjahu tip Shotgan si dhe një kabëll elektrik.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *