Subscribe

Klodian Rasha, vetëm 25 vjeç është përcjellë sot për në banesën e fundit pasi u vra nga Policia e Shtetit ditën e djeshme. Familja e tij ka hapur dyert e mortit duke pritur personat e fundit që i kanë bërë nderimet të riut të vrarë mesnatën e djeshme nga efektivi Nevaldo Hadëraj.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji e ka quajtur vrasjen e Klodian Rashës si krim shtetëror.

 

“Nuk ka qytetar që nuk e ka kuptuar pasi ka parë gjithë rrjedhjen e ngjarjes, që ky është mësë paku një krim shtetëror në tërësinë e vet, jo vrasja e drejtpërdrejtë, sepse ajo do të sqarohet në tërësinë e rrethananve tëveta, por përpjekja për ta manipuluar ngjarjen, tregon që këtu ka një kandal të madh, për të cilin duhet të mbahet dikush përgjegjës. Dhe përgjegjës ikryesor këtu është ministri dhe kryeministri.

 

Ka disa pëprjekje për ta manipuluar. Policia e Shtetit ka të gjithë mekanizmat, të gjithë mundësitë, që deri në momentin që bëri deklarimin e parë dhe paraprak ta kishte verifikuar. Kjo ishte e gjitha një përpjekje për të fajësuar viktimën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *