Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen e tij për të kryer se më shumë testime për të dyshuarit me COVID-19.

 

Në një komunikim online me gazetarët, lideri demokrat tha se e gjithë sakrifica e këtyre tre javëve do të shkojë dëm nëse nuk rritet numri i testeve dhe gjurmimi. Mes të tjerash, Basha shtoi se qeveria ka hapur një tender 114 milionë lekë për zyrat në spitalin e Traumës. Sipas tij, në këtë kohë, mjekët nuk kanë nevojë për mobilimin e zyrave, por për shtimin e testeve.

 

“Ndonëse numri i atyre që është konfirmuar, është akoma në shifra të menaxhueshme, është për t’u theksuar se për qindja e viktimave mbetet e lartë. Kjo tregon se numri i testimeve është shumë i ulët. Mos testimi do ta çojë këtë sakrificë kot. Ajo që duhet bërë me urgjencë është testimi i sa më shumë personave. Nuk kemi informacione se sa materiale testuese ka vendi ynë. Dimë që në Maqedoni ka 13 pika testuese, Kosova mori 7 mijë kite testuese. Uroj që të mos fshihet dicka pas kësaj. Kosotoja për të blerë kite është shumë më pak sesa shumat marramendese që kemi dëgjuar të tenderohen këto ditë për kontrata betoni. Është hapur një tender 114 mln lekë për zyrat e spitalit të Traumës. Prioritet është marrja me urgjencë e kiteve dhe paisjeve testuese dhe jo mobilimi i zyrave.”

 

Ai theksoi gjithashtu se të gjitha forcat politike duhet të përqëndrohen për të kapërcyer me sukses situatën e shkaktuar nga pandemia në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *