Dijonisi, Renisi, Albano, Flori dhe Ditea kanë qenë pjesë e një podcasti gjatë kësaj jave. Batutat por edhe thumbat e tyre ndaj fermerëve të tjerë nuk duhen humbur.
Ajo që ka bërë më shumë për të qeshur publikun kanë qenë batuta e Renisit i cili tha se sapo të dalë nga ferma natën e parë do të dojë të flejë me gruan.
Ndërsa Albano ka thënë se sa të dalë nga ferma do të dojë të bëjë fëmijë.
Pjesë nga diskutimi:
Flori: A e keni menduar të largoheni?
Dijonisi: Nga momenti në moment.
Albano: E mendoj edhe unë përditë.
Dijonisi: Janë dhe ca njerëz këtu që të shtyjnë të rrish këtu.
Flori: Unë nuk e kam menduar asnjëherë, uroj që mos vijë ai momenti.
Ditea: Ka disa persona që jo se më kanë bërë gjë personalisht, por nuk dua ta lë garën.
Renisi: Momente të vështira kam.
Albano: Dua të bëhem prind.
Flori: Të fle me nusen dhe me gocën në një krevat.
Renisi: Të fle vetëm me nusen, natën e dytë të fle edhe me gocën.





