Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 June 2025
Vizion fokus

DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush është 45-vjeçarja...

Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në...

Irani: Dy ushtarakë të tjerë të lartë dhe 3...

Macron thirrje Iranit: Kthehu në tryezën e negociatave për...

Tensionet në Lindjen e Mesme, ushtria izraelite: Forcat Ajrore...

Zyra e Kryeministrit të Izraelit: Tre të vdekur dhe...

Tensionet Izrael-Iran, kryeministri britanik: Po zhvendosim mjete dhe avionët...

Të shtënat ndaj senatorëve, reagon Trump: Sulm kundër shtetit,...

Putin bisedë telefonike me Trump: Rusia dënon sulmet izraelite...

Presidenti iranian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë...

Rumania me plan për pranimin e më shumë drithërave nga Ukraina

8 Shtator 14:20

Qeveria e Rumanisë do të miratojë një plan për të përmirësuar infrastrukturën rrugore që çon për në portin e Konstantës në Detin e Zi. Ky projekt është pjesë e një investimi më të gjerë në port që mund të ndihmojë që më shumë drithë ukrainas të kalojë transit.

 

Konstanta është rruga më e madhe alternative për eksportet e Ukrainës, teksa drithërat arrijnë përmes transportit rrugor, hekurudhor apo përmes lumit Danub.

 

Ukraina është një prej eksportuesve më të mëdha të drithërave në botë dhe zyrtarët e Qeverisë rumune kanë deklaruar se synojnë të dyfishojnë kapacitetin mujor të drithërave ukrainase që kalojnë transit për në postin e Konstantës. Ata synojnë që vlera të arrijë në 4 milionë tonë muajt në vijim.

 

Qeveria ka përmirësuar dhjetëra linja hekurudhore që e lidhin shtetin me Ukrainën dhe po punon që në Dabub të kalojnë më shumë mallra.

 

Në portin e Konstantës, Ministria e Transportit do të përdorë fondet e Bashkimit Evropian për të riparuar dhe forcuar infrastrukturën ekzistuese, do të ndërtojë rrugë të reja, por edhe do të lëshojë në përdorim një sistem të ri të digjitalizuar për menaxhimin e trafikut.

 

“Kjo është dëshmi e qartë se Rumania po bën përpjekje serioze për të mbështetur Ukrainën që të eksportojë më shumë drithëra”, tha kryeministri rumun, Marcel Ciolacu.

 

Punimet në port do të kushtojnë 155.67 milionë dollarë dhe pritet të mbarojnë pas 36 muajsh.

 

Që nga korriku, kur Moska u tërhoq nga marrëveshje e drithërave që mundësonte eksportin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi, Rusia vazhdimisht ka sulmuar portet ukrainase në Danub.

 

Ukraina ka eksportuar 8.1 milionë tonë drithëra përmes portit të Konstantës në shtatë muajt e parë të këtij viti.

 

Kur të përfundojnë punimet infrastrukturore, pritet që drithërat ukrainase që kalojnë përmes Rumanisë të arrijnë në 35 milionë tonë metrikë në sezon./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
drithera Rumani Ukraine

Nga e njëjta kategori

DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush është 45-vjeçarja shqiptare e vrarë nga ish-partneri në Itali! Çifti prindër të dy vajzave

më shumë...

Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në mes të parkut nga ish-bashkëshorti

më shumë...

Irani: Dy ushtarakë të tjerë të lartë dhe 3 shkencëtarë të vrarë në sulmet e IDF-së izraelite

më shumë...

Macron thirrje Iranit: Kthehu në tryezën e negociatave për një marrëveshje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:42

DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush...

10:24

Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me...

10:14

Irani: Dy ushtarakë të tjerë të lartë...

9:54

Macron thirrje Iranit: Kthehu në tryezën e...

9:41

Tensionet në Lindjen e Mesme, ushtria izraelite:...

9:11

Zyra e Kryeministrit të Izraelit: Tre të...

8:51

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i...

8:47

Tensionet Izrael-Iran, kryeministri britanik: Po zhvendosim mjete...

8:33

Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një...

8:10

Të shtënat ndaj senatorëve, reagon Trump: Sulm...

7:45

Putin bisedë telefonike me Trump: Rusia dënon...

7:00

Ju shtohet uria pas ushtrimeve? Ekspertët rekomandojnë...

6:34

Presidenti iranian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do...

6:23

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën...

6:15

Tragjedia ajrore në Indi, rritet numri i...

6:01

Netanyahu: Izraeli do të godasë çdo vend...

5:30

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, arrestohet...

5:24

Kanë shpirt hakmarrës dhe posesiv! Zbuloni 3...

5:08

Lufta dështon negociatat për paqe, Irani: Dialogu...

4:53

Arrestohet me armë dhe drogë në Tiranë,...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush është 45-vjeçarja shq...
  • Gati hakmarrja? Irani ngre flamurin e kuq mbi Xhaminë kryeso...
  • 250 mijë makina me borxhe, autoritetet sqarojnë se qytetarët...
  • Tre të vdekur në Tel Aviv dhe dëme të mëdha nga hakmarrja e...
  • Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services