Masa të forta ndëshkuese nga sektori i policisë së qarkullimit rrugor i juglindjes gjatë muajit tetorit për drejtuesit e mjeteve.

 

Nga kontrollet dhe verifikimet te shumta burime zyrtare bejne me dije se gjatë këtij muaji janë vendosur 3224 masa administrative në total nga patrullat e Policisë Rrugore dhe Rendit.

 

Ndërkaq, janë 26 leje drejtimi të tërhequra per shpejtesi tej normave te lejuara dhe perdorim te pijeve alkoolike.

 

Nga ana tjeter për shkeljet në qarkullimin rrugor janë 13 shtetas të arrestuar në kushtet e flagrancës thane te njejtat burime.

 

Ndërsa 6 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

 

Pavarsisht masave të forta, aksidentet automobilistike nuk kanë munguar në akset rrugore të rajonit të Korçës.

 

Vetëm të premten e kaluar u rregjistruan tre aksidente brenda ditës me një person të vdekur dhe katër të plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *