Subscribe

Shpejtësi dhe çmenduri, kjo është situata që disa të rinjë përdorin akset nacionale, por edhe rrugët brenda Tiranës, për të bërë gara me mjetet e tyre.

 

 

Për policinë është kthyer në një shqetësim dhe rrezik për jetën e qytetarëve ndaj janë shtuar shërbimet për parandalimin e tyre. Nga data 1 deri më 20 shtator janë kapur 73 drejtues mjetesh për këto shkelje.

 

“LEDIAN KERKA

SHEF I SIGURISË NË LINJA

 

Kemi caktuar edhe shërbimin mbi orarin e punës për konstatimin e këtyre mjeteve, sidomos në Autostradën Tiranë-Elbasan, Elbasan-Tiranë, Bulevardi Migjeni, në rrugën Nënë Tereza në Kamëz ku janë ndëshkuar 73 drejtues mjetesh. Deri në këto moment që flasim, kanë qenë drejtues të moshës së re dhe me mjete luksoze.”

 

Ndërkohë gjatë 20 ditëve të shtatorit janë evidentuar edhe një serë shkeljesh të tjera. Afro 500 gjoba për shpejtësi dhe 174 patenta të hequra, është bilanci i rrugorëve gjatë kësaj periudhe.

 

“Për muajin shtator deri më datë 20 janë konstatuar 487 drejtues mjetesh me shpejtësi mbi normën e lejuar, ku ndaj tyre 174 raste janë me masa plotësuese, pra pezullim të lejes së drejtimit. Ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët janë konstatuar mbi normën e shpejtësisë janë shoqëruar edhe me testin e alkoolit ku ndër to 118 drejtues mjetesh kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.”

 

Policia Rrugore shprehet se kontrollet për garuesit me makina do të mbikëqyren edhe nga mjete civile për të ndëshkuar të gjithë shkelësit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *