Pas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Autoritetit të Medias Audiovizive dhe platformës së mediave sociale TikTok, për rregullimin e shpërndarjeve, janë mbledhur në Tiranë drejtues të rregullatorëve të rajonit si dhe ekspertë e përfaësues të Tik Tok-ut.
Ky organizim është workshop i parë rajonal, nën temën “Një axhendë digjitale për sigurinë e fëmijëve në Ballkanin Perëndimor.
Bashkëpunimi është nisur me qëllim që çdo qytetar që publikon video me përmbajtje të dëmshme të mund të bllokohet nga platformën Tik Tok. AMA siguron nëpërmjet një komisioni të posaçëm të kontrollojë videot nëse kanë shkelje apo jo.
“Jam shumë i lumtur qe po nisim këtë projekt i cili përqendrohet ne sigurinë digjitale. Siguria është prioritet për TikTok-un dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë ne sigurinë e teknologjisë. Por dhe në çdo projekt të përgjithshëm për publikun, për mënyrën sesi të përdorin hapësirën online në mënyrë të sigurt. Ne jemi shume të lumtur për bashkëpunimet që kemi nisur me AMA-n si nismëtare e këtij projekti”, tha Lukasz Gabler, menaxher i politikave publikeve me Tik Tok.
Takimi i kësaj të premteje kishte si objekt mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për aftësimin dixhital./vizionplus.tv





