Që nga fillimi i pushtimit rus, në Ukrainë janë vrarë 200 fëmijë dhe mbi 360 tjerë janë lënduar, njoftoi Zyra e Kryeprokurorit të Kievit.

 

Sulmi i fundit në Kharkiv rezultoi me humbjen e jetës së dy fëmijëve, e pesë tjerë janë lënduar.

 

UNICEF-i njoftuar se pothuajse dy të tretat e fëmijëve ukrainas janë zhvendosur si pasojë e luftës që po ndodhë.

 

Megjithatë, Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se 3.2 milionë fëmijë, për të cilët vlerësohet se akoma janë në shtëpitë e tyre, gjenden akoma të ekspozuar ndaj rrezikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *